Pagesat tregtare dhe transferim fondesh

Licensuar nga Banka e Shqipërisë, AK- Invest kryen pagesa ndërkombëtare
tregtare dhe individuale, të sigurta dhe me kosto konkuruese.

Sistemi i pagesave të AK-Invest është projektuar dhe funksionon si një proces, teknika e së cilës synon në përmirësimin e administrimit te parasë fizike ( CASH-it ), shmangien e rrezikut të këmbimeve valutore si dhe uljen e shpezimeve operacionale te klientit.

Avantazhet e partneritetit me AK- Invest :

  • Kurse këmbimi valutor dhe komisione konkuruese
  • Ndihmesë per administrimin dhe shmangies së rreziqeve nga luhatjet e kursit te këmbimit
  • Mundësimi i përdorimit të Cash-Collateral për administrimin efektiv të portofolit tuaj
  • Kreditim të shpejtë për nevojat tuaja të biznesit
  • Kontroll dhe raportim të automatizuar
  • Sistem të adminsitrimit të të dhënave të klientit
  • AK-Invest ofron zgjidhje të vecanta për sektorë të ndryshëm