Dollari shkëputi një rrjedhe humbjesh tre-ditore kundër Jen-it te Enjten ku investitorë priten qe bankat qendrore në SH.B.A. dhe Japoni të qëndronin në devijimin e shtigjeve politike-monetare, kur ata mbajnë takimet e tyre politike të njëkohshme në fund të këtij muaji.

Në New York tek tregu i pasdites, Dollari u rrit 0.8% kundrejt Jen-it duke arritur tek 102.545 per një Dollar. Fitimet kundrejt monedhës japoneze ndihmuan per të shtyrë Indeksin e Dollarit te WSJ (Wall Street Journal), i cili mat monedhën e SH.B.A.-se kundrejt 16 të tjerëve, me 0.3% në 86.13.

Takimet që vijnë nga Rezerva Federale dhe Banka e Japonisë janë planifikuar të mbahen në të njëjtën ditë-nga 21 shtator deri në 22, duke i bërë shumë tregtarë të monedhës nervoz. Dollari është rimëkëmbur kundrejt Jen-it që nga mesi i Gushtit, pasi kishte rënë poshtë 100, një nivel të parë me perpara ne fund te vitit 2013.

"Përkundër pritjeve beninje te Fed-it, ajo ende duket pak shumë e ngadalte", thotë Mazen Issa, strateg i lartë i kembimit valutor tek TD Securities SHBA, duke shtuar se "është e arsyeshme që të supozojmë se ata do të përpiqen të implementojne një rritje të normës këtë vit. "

Një studim i ekonomistëve  nga Wall Street Journal në ditët e fundit gjeti se vetëm 13.1% e tyre presin që FED të rrisi normat në mbledhjen e tij  me 20-21 shtator, ndërkohë që 73.8% thanë se hartuesit e politikave do të presin deri në mbledhjen e tyre të Dhjetorit.

Më parë ne diten e Enjte, Departamenti i Punës njoftoi se numri i amerikanëve që aplikojnë për herë të parë për përfitimet e papunësisë pesoi një rënie të lehtë me 4000, gjatë javës qe përfundoi me 3 shtator, për një shifer sezonale te rregulluar prej 259,000. Ekonomistët e anketuar nga The Wall Street Journal priten qe te jene 265,000 kërkesa të tilla te reja.

 

"Duke patur parasysh tonin negative të kësaj jave, kjo nuk është për t'u habitur qe edhe për një numër pozitiv kerkesash per benefitat e papunësise te mos te kete ndonjë ndikim të vërtetë në pikepamjen mbi Fed," tha Omer Esiner, analist kryesor i tregut në Commonwealth Foreign Exchange Inc.

Ne fillim të kësaj jave, një raport çuditërisht i dobët në sektorin e shërbimeve të SHBA-se ka dobësuar perspektivën për një rritje të normës nga Fed-i në Shtator. Ajo gjithashtu u pasua nga një seri të dhënash të buta javën e kaluar që tregon ftohje në rritjen e vendeve të punës në gusht si dhe një tërheqje të papritur në indeksin e aktivitetit të prodhimit mujore ISM.

Në mesin e monedhave të tjera kryesore, Dollari fitoi kundër Sterlines Britanike, Dollarit Australian dhe Dollarit te Zelandës së Re, por është dobësuar me 0.1% ndaj euros në $ 1,1253.

Fillimisht, Euro kishte lëvizur më larte në $ 1,1328, ku Banka Qendrore Evropiane nuk ka shtyre më tutje programin e saj të aset-blerjes përtej Marsit 2017, sic e kishin pritur disa investitorë. Por monedha shkurtoj disa nga fitimet kundrejt dollarit pasi Presidenti i ECB (BQE) Mario Draghi la derën hapur për nje stimul shtesë nëse është e nevojshme.

Në të ardhmen e afërt, Dollari pritet të vazhdojë të jetë tregti varg-detyruar (range-bound) ku FED mbetet e vetmja bankë e madhe qendrore që ka prirje drejt shtrëngimit të politikës, ndërsa një rritje e afërt e normave duket e pamundur për shkak të të dhënave të buta ekonomike në SH.B.A.

"Unë nuk mendoj se ne menyre te pergjegjshme do të kapercejme vargun deri sa të kemi një zhvillim që rrit shanset për një rritje të normës," tha z Esiner.