Kompanitë që ofrojnë sisteme pagesash për bankat po zbulojne produktet që përdorin regjistra llogarie te shpërndara për të ulur kostot e transaksioneve ndërkufitare, ne mes shenjash se rregullat e rrepta kanë shtyrë huadhënësit më të vegjël për të ulur pjesëmarrjen e tyre në tregjet e monedhave.

Të martën, CLS Group me bazë në Nju Jork tha se klientët do të jenë në gjendje për të hyrë në një platformë të ardhshëm monedhë-tregtare përmes nje regjistri llogarish të shpërndarë. CLS vendos shumicën e transaksioneve valutore të botës.

Interesi në teknologjinë e regjistrave është rritur që nga paraqitja e Bitcoin dhe monedhave të tjera dixhitale, të cilat i përdorin regjistra të quajtur blockchains për të krijuar një sistem parash paralel që ekziston jashtë bankave.

Kompania e pagesave me bazë në San Francisco, Ripple Labs Inc., më parë e quajtur OpenCoin, të Premten tha se shtatë banka globale, duke përfshirë edhe Banken e Amerikës, Merrill Lynch dhe Banco Santander SA, janë duke u bashkuar në një rrjet të pagesave ndërbankare duke përdorur teknologjinë e saj te regjistrimit të të dhenave financiare.

Sistemet e pagesave konvencionale mbështeten në një autoritet qendror për të mbajtur gjurmët se cili ka dërguar para kujt; firmat marrëveshëse, të tilla si CLS, vendosen në mes të transaksioneve valutore kështu që asnjë palë nuk rrezikonë dërgimin e një monedhë dhe jo të marrë një tjetër në kthim.

Regjistrat kryesor te shpërndara ndahen midis të gjithë pjesëmarrësve, në kontrast me sistemet konvencionale, duke thjeshtëzuar shumë tregtinë. Sistemi Blockchains i përdorur nga Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale janë publike dhe universalisht të aksesueshme.

Bankat dhe firmat e tjera financiare janë duke kërkuar për të kapitalizuar në këtë ide, duke krijuar blockchains konfidenciale te kontrolluara privatisht për të ndjekur një grumbuj transaksionesh financiare, prej derivateve tek mallrat tregtare. Përkrahësit e kësaj teknologjie thonë se kjo gjithashtu mund të thjeshtojë dhe përshpejtojë pagesat e monedhave jashtë kufijve. Skeptikët thonë se sistemet për regjistrat e shpërndarë mund të përfundojnë duke kërkuar më shumë fuqi përpunimi dhe duke qenë më pak të sigurta.

 

Bankat janë duke kaluar një periudhë të vështirë dhe mund të shohin premisat e kosto-prerjes me sy gjithnjë e më dashamirës.

Politika monetare ultra te lirshme kanë pakësuar margjinat e tyre të biznesit, ndërkohë që rregulloret më të rrepta financiare e bëjnë më të shtrenjtë që ata të zgjerojnë bilancet e tyre. Kjo, sipas Bankës për Marrëveshje Ndërkombëtare, për herë të parë në 15 vjet ka çuar në një rënie të tregtisë globale valutore -nga $ 5.4 trillion në ditë, në vitin 2013 në $ 5.1 trillion në 2016. Pjesëmarrës të vegjël, të tillë si bankat lokale dhe fondet gardh “hedge funds”, janë duke u shkurtuar më shumë.

"Kostoja për drejtimin e operacioneve të mesme dhe të vogla është rritur për shkak të rregullave", tha David Puth, shef-ekzekutiv në CLS. Ai ka për qëllim për të fituar pjesë të tregut duke balancuar disa nga këto shpenzime.

Ndërkohë që regjistrat e shpërndara momentalisht mezi janë duke testuar ujërat, ata mund të përfundojnë duke paraqitur një kërcënim për infrastrukturën e tanishme të mesazheve, të menaxhuar nga Shoqata Botërore Ndërbankare e Telekomunikacionit Financiare, ose Swift.

Një shoqëri kooperative në pronësi te bankave, Swifti kohët e fundit ka qenë nën më shumë shqyrtim pasi u infiltrua nga hajdutë në të paktën tri raste. Swift thotë se sulmet ishin si rezultat i dobësive në sigurinë e përdoruesit, e jo në rrjetin e saj qëndrorë të mesazheve, por megjithatë ka premtuar që të përmirësojë sigurinë.

Natasha de Terán, një zëdhënëse e kooperativës, tha Swift "e njeh potencialin e rëndësishëm të blockchain dhe teknologjive të regjistrave te shpërndarë" dhe po eksploron përdorimin e saj, por ajo shtoi, "Teknologjia ka ende nevojë për tu maturuar."

Swift po ashtu është pjesë e Hyperledger (hiper-regjistra financiarë), një projekt open-source që përfshin disa banka dhe kompani teknologjie. CLS është duke përdorur sistemin Hyperledger për platformën e saj të re.

"Është koha që bankat të shtyjnë përpara, të lëvizin nga diskutimet rreth përfitimeve të mundshme të blockchain tek bërja realitet e tyre," tha Julio Faura, kreu i kërkimit dhe zhvillimit në Banco Santander.