fbpx

Perputhshmeria

PËRPUTHSHMËRIA

AK mbikëqyret nga autoriteti përgjegjës dhe autoriteti mbikëqyrës Të gjithë klientët dhe transaksionet verifikohen nëpërmjet procedurave të shumëfishta, të njohura ndërkombëtarisht, duke përfshirë • Njih Klientin Tënd (KYC) Vigjilenca e Duhur (Due Delignece)dhe Vigjilenca e Zgjeruar (Enhanced Due Deligence) • Parandalimi i Pastrimit të Parasë (AML) • Parandalimi i Financimit të Terrorizmit (CTF) Parandalimi i Mashtrimit • Listat e Personave të Ekspozuar Politikisht (PEP) AK i përmbahet rigorozisht legjislacionit aktual të BE-së dhe masave të sigurisë lidhur me Parandalimin e Pastrimit të Parasë si edhe Parandalimit të Financimit të Terrorizmit në përputhshmëri me ligjet dhe rregullatorët vendas.

ZBULIMI I MASHTRIMIT

Transferimi i parave në emër të klientëve tanë ka të bëjë me besimin dhe teknologjisë së besueshme. Kjo është arsyeja pse AK-ja ka vendosur masa adekuate dhe të qëndrueshme për të qenë në gjendje të zbulojë dhe parandalojë mashtrimin. Sekuencat e transaksionit analizohen në kohë reale dhe janë të bazuara në një qasje unike të të dhënave të mëdha (big data), ku çdo detaj i një transferimi – duke përfshirë dërguesin dhe përfituesin përfundimtar – janë krahasuar me skemat e njohura të mashtrimit. Metoda të tilla të njohjes së sekuencave mbështeten nga një infrastrukturë e fuqishme teknologjike, e cila ofron një qasje gjithëpërfshirëse për zbulimin e mashtrimit dhe duke u mbështetur tek parimet e pajtueshmërisë. Të gjitha sistemet tona, transfertat, transaksionet si dhe infrastruktura virtuale mbrohen nga full-stack firewalls, programe anti-virus, autentifikim me dy faktorë dhe testime të vazhdueshme penetrimi. Gjithashtu, ne kryejmë monitorim pasiv, si dhe aktiv të gjithë trafikut të rrjetit, politika të rrepta lidhur me fjalëkalimet dhe trajnimin e punonjësve në lidhje me këto sisteme, etj, për të shmangur aksesin e paautorizuar në sistemet e AK. Proceset e sigurisë aplikohen në kohë reale, afërsisht në kohë reale ose nëpërmjet analizës e cila grumbullon aktivitetet nga përdoruesit dhe klientët. AK përdor proceset e bazuar në serverin qëndror për të ekzaminuar sekuencat e qasjes dhe të sjelljes së përdoruesve apo dhe të entiteteve të tjera të përcaktuara në mënyrë të vazhdueshme. AK gjithashtu përdor metoda të palës së tretë si WorldCheck.

PARIMET WOLFSBERG

AK-Invest vepron në përputhje me parimet Wolfsberg, të krijuara nga 13 institucionet financiare ndërkombëtare, për të siguruar një linjë kohezive të udhëzimeve dhe që sigurojnë veprimtari të përgjegjshme dhe të sigurtë. Kjo përfshin përdorimin e politikave dhe procedurave të AK për të garantuar mbikëqyrje të pavarur për çdo miratim të partnerit, jashtë përgjegjësisë së oficerit të atij klienti. Këto marrëdhënie janë gjithashtu nën rishikim të vazhdueshëm të brendshëm për të siguruar përputhshmërinë.