Qeverisja

QEVERISJA

AK-Invest gëzon nivele të larta sigurie, sepse vepron në kuadër të ekosistemit të bankave ndërkombëtare dhe përdor një gamë kontrollesh për secilën nga partnerët e saj përpara se tu lejojë akses në rrjet. AK mbikëqyret nga autoriteti përgjegjës dhe autoriteti mbikëqyrës dhe plotëson ose/ dhe tejkalon kërkesat kombëtare dhe ndërkombëtare përfshirë udhëzimet e Standardeve të Wolfsbergut për pagesat ndërkombëtare dhe transmetimin elektronik të fondeve, Rekomandimet e FATF etj. Të gjitha aktivitetet në rrjetin e AK raportohen në rrugë qëndrore dhe shqyrtohen nga drejtoritë përkatëse. Raportimi në kohë reale i të gjitha produkteve dhe zyrave tona pasqyron një strukturë të qëndrueshme të menaxhimit të rrezikut dhe pajtueshmërisë si edhe profilet transparente të partnerëve tanë. Çdo zyrë rajonale mbetet subjekt i kërkesave lokale si dhe i strukturës tonë të qeverisjes me kërkesa ndërkombetare.