Masa dhe standarde për siguri, transparencë dhe pajtueshmëri rregullatore.
Informim dhe mbrojtje ndaj mashtrimeve të konsumatorit
Në AK-Invest, mbajtja e parave tuaja të sigurta është prioriteti ynë kryesor — dhe ne jemi të përkushtuar t’ju ndihmojmë gjithashtu të shmangni mashtrimet ndaj konsumatorit. Mësoni pse AK-Invest është një mënyrë e besueshme për të dërguar para.
Mësoni më shumë rreth:
Këshilla jonë nr.1 kundër mashtrimit?
Mos dërgoni kurrë para te dikush që nuk e njihni.
Nëse dyshoni për mashtrim në një transaksion që ende nuk është tërhequr, ju lutemi kontaktoni Qendrën tonë të Kujdesit ndaj Klientit në numrin 04 22 74 743 për ta anuluar menjëherë transaksionin.
Nëse keni përdorur MoneyGram për të dërguar para si rezultat i një mashtrimi, ju lutemi plotësoni formularin e MoneyGram për të raportuar mashtrimin online: Raporto mashtrimin në MoneyGram .
Kujdes
Mos dërgoni para te të panjohur
Raportim
Kontaktoni menjëherë AK-Invest
Përputhshmëria me Llogaritë e Huaja
FATCA (Ligji Për Përputhshmërinë me Llogaritë e Huaja) është legjislacion amerikan shpallur në 18 Mars 2010 që ka hyrë në fuqi prej 1 Korrik 2014.
FATCA është një kërkesë rregullatore kundrejt institucioneve të huaja financiare për të raportuar mbajtësit e llogarive nga klientët e tyre amerikanë. AK-INVEST njeh rëndësinë e FATCA dhe është në përputhje me kërkesat saj.
Standarde dhe udhëzime ndërkombëtare
Parimet Wolfsberg janë standarde dhe udhëzime ndërkombëtare të zhvilluara nga grupi Wolfsberg, një asociacion i bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, me qëllim promovimin e praktikave të sigurta, transparente dhe të përgjegjshme në sektorin financiar. Këto parime fokusohen në parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme financiare.
AK-Invest vepron në përputhje me Parimet Wolfsberg përmes politikave dhe procedurave të brendshme që sigurojnë mbikëqyrje të pavarur, kontroll të partnerëve dhe monitorim të vazhdueshëm të marrëdhënieve të biznesit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe përputhshmërisë.
Procedura të përputhshmërisë dhe verifikimit
AK-INVEST licencohet dhe mbikëqyret nga autoriteti përgjegjës (AIF) dhe autoriteti mbikëqyrës (BSH). Të gjithë klientët dhe transaksionet verifikohen nëpërmjet procedurave të përputhshmërisë, të standartizuara, duke përfshirë:
AK-INVEST i përmbahet rigorozisht legjislacionit aktual të BE-së dhe masave të sigurisë lidhur me Parandalimin e Pastrimit të Parasë si edhe Parandalimit të Financimit të Terrorizmit në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret vendase.
Keni gjetur diçka online që ju intereson: një qenush, një makinë, një apartament me qira ose ndonjë artikull për shitje? A duket çmimi shumë i mirë për të qenë i vërtetë dhe po ju kërkohet të paguani përmes një transferte MoneyGram? Fatkeqësisht, ky është mashtrim. Mos dërgoni para për artikullin te shitësi. Ata madje mund t’ju dërgojnë një letër ose email “vërtetimi” që thotë se e keni blerë artikullin, por duhet të dërgoni paratë fillimisht. Mos i dërgoni paratë. Është mashtrim. Nuk do të merrni asnjë mall. Pasi paratë dërgohen dhe merren, ato nuk mund të rikuperohen dhe ju do të humbni çdo shumë të transferuar.
MoneyGram nuk rekomandon kurrë dërgimin e parave te një i panjohur. Çdo para që merr një i panjohur nuk mund të rikuperohet dhe, fatkeqësisht, nuk do t’ju rimbursohen. Përdorni shërbimet e MoneyGram vetëm për të dërguar para te persona që i njihni dhe u besoni.
A morët një email ose letër për marrjen e një kredie me kushte të favorshme dhe me aprovim të menjëhershëm? A ju kërkuan të dërgoni para për tarifa huaje, taksa, tarifa shërbimi, pagesa paraprake ose arsye të tjera? Ky është MASHTRIM. Mos dërgoni para te një institucion apo individ që përfaqëson institucionin, për të marrë hua. Nëse paratë transferohen dhe tërhiqen, ato nuk mund të rikuperohen. Do të humbni paratë që dërgoni.
A morët një telefonatë nga një nip, mbesë ose anëtar familjeje? Ose nga një “avokat” apo “polic” që pretendon se është me familjarin tuaj? A thonë se janë ndaluar në shtetin ku ndodhen sepse nuk kishin dokumentacion qëndimi në atë shtet? Kanë qenë në aksident automobilistik? A po kërkojnë para për gjoba ose riparime makine? Apo për nevoja mjekësore ose ilaçe? Ky është mashtrim! Tregoni kujdes kur dërgoni para në këto situata. Telefonuesit mund t’ju kërkojnë të dërgoni para kudo në botë. Nëse nuk mund të verifikoni me familjarin tuaj (duke telefonuar numrin që kishit më parë, jo “numrin e ri” që ju japin) që ata po kërkojnë para dhe nuk jeni të sigurt për transaksionin, mos i dërgoni paratë. Do të humbni çdo shumë të transferuar.
Në kohë fatkeqësish, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për mashtrimet e bamirësisë. Ka shumë mënyra legjitime për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet, tërmetet, zjarret ose fatkeqësi të tjera natyrore. Nëse doni të dhuroni, bëjeni përmes organizatave ose bizneseve të besueshme që njihni dhe ku e kuptoni qartë si mblidhen dhe përdoren fondet. Mos dërgoni kurrë para përmes shërbimeve të transfertave te dikush që nuk e njihni.
Tregoni kujdes për mashtrimet e vazhdueshme përmes lotarive ose shorteve të huaja. Kini parasysh se nëse merrni njoftim se keni fituar lotarinë dhe ju kërkohet të paguani një tarifë për të marrë fitimin, pavarësisht sa zyrtare duket, ky është mashtrim.
Çfarë duhet të dini:
A njohët dikë përmes një reklame personale, emaili, chat room, mesazhi të çastit ose DM? A ju kërkuan t’u dërgoni para për udhëtim ose ndihmë financiare? Mos i transferoni paratë — ky është mashtrim. Çdo para që merr ky person nuk mund të rikuperohet dhe ju do të humbni çdo shumë të dërguar.
A gjetët një automjet të shkëlqyer online ose në reklamë me një çmim shumë të mirë për të qenë i vërtetë? A po ju kërkohet të dërgoni parapagimin përmes MoneyGram? Fatkeqësisht, është mashtrim. Mos dërgoni para për automjetin te shitësi ose përfaqësuesi i pagesës. Mashtruesi mund të përpiqet t’ju bindë të paguani përmes MoneyGram për të shmangur taksat e shitjes dhe për të marrë një çmim të mirë. Ata madje mund t’ju dërgojnë letër ose email “vërtetimi” që thotë se e keni blerë artikullin, por për ta dorëzuar duhet të dërgoni paratë fillimisht. Nuk do ta merrni makinën. Pasi paratë transferohen dhe tërhiqen, ato nuk mund të rikuperohen.
A gjetët diçka për shitje në rubrikat e gazetës ose në ndonjë reklamë tjetër? A ju kërkuan të paguani përmes transfertave të parave? Ky është mashtrim. Mos përdorni transferta parash për të blerë artikuj nga të panjohur. Nuk është e sigurt të përdorni shërbime transfertash për të blerë artikuj.
Një i panjohur krijon marrëdhënie të afërt me ju dhe ofrohet të menaxhojë financat dhe pasuritë tuaja. Ose ka firma në dokumente që nuk ngjajnë me firmën tuaj. Mos u mashtroni të hiqni dorë nga paratë tuaja përmes mashtrimeve të abuzimit financiar. Mashtruesit do të përpiqen t’ju manipulojnë për t’u dorëzuar pronë dhe/ose para, dhe kjo mund të bëjë që kursimet, llogaria bankare apo edhe kursimet e jetës të zhduken me një transaksion të vetëm. Mashtrimet financiare mund të marrin forma të ndryshme, duke përfshirë mashtrimet telefonike, vjedhjen e identitetit, huadhënien grabitqare dhe mashtrimet për rinovime shtëpie ose planifikim pasurie. Mos ia besoni kurrë paratë dikujt që nuk e njihni.
Lotaritë ose shortet legjitime NUK kërkojnë kurrë pagesë paraprake. Nëse merrni një letër, telefonatë ose email që thotë se keni fituar diçka (para ose çmim), por për ta marrë duhet të dërgoni para për taksa, doganë ose tarifa të tjera, ky është mashtrim. Ju thanë se keni fituar edhe pse nuk keni blerë biletë ose nuk keni marrë pjesë në short? Ky është mashtrim. Mos transferoni para te njerëzit që thonë se keni “fituar” diçka, por ju kërkojnë të dërgoni fonde për të marrë fitimin tuaj.
Ju komunikon dikush dhe ju siguron se një pako në emrin tuaj ka ngelur në doganë, dhe për ta dërguar duhet të paguani një shumë të caktuar përmes transfertave të parave? Në disa raste mashtruesi ju njofton se kjo pako është e mbushur me para të cilat do të dërgohen në adresën tuaj! Ndaloni menjëherë sepse ky është një mashtrim. Mos transferoni para te njerëzit që thonë se keni “fituar” diçka, por ju kërkojnë të dërgoni fonde për të marrë fitimin tuaj.
Shkarkoni dokumentet përkatëse (PDF)