Financim fleksibël për biznese • Investime, Inventar, Ndërtim, Startup, etj.
AK-Invest ofron kredi me afat për nevoja të ndryshme biznesi: inventar/kapital qarkullues, investime, sektorin e ndërtimit, llogari të arkëtueshme, kredi me peng depozitën dhe kredi për biznese startup.
Kliko produktin për të parë afatet dhe kushtet.
Mundëson disponimin e fondeve për blerjen e inventarit, mallrave, lëndëve të para dhe financimin e kapitalit qarkullues.
Financim për hapje biznesi të ri ose zgjerim të atij aktual: linja prodhimi, ndërtesa, aktive fikse, ndërtim/renovim/zgjerim.
Mundëson fonde dhe kapital të nevojshëm për zhvillimin e projekteve në sektorin e ndërtimit privat dhe publik, me paketa fleksibël.
Ofron akses fleksibël për më shumë fonde për kompani që kanë të drejtë arkëtimi nga klientët e tyre.
Ju jep mundësinë të mos prishni interesat e depozitave, por t’i përdorni si kolateral për të marrë likuiditete të menjëhershme.
Produkt për hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja (persona fizik/juridik), me kolateral dhe garanci individuale të aksionerit/ëve.
Aplikoni për kredi ose llogaritni një plan paraprak sipas nevojave tuaja.