Behu Agjent

Kredi Faktoring

Cfare eshte nje Kredi Faktoring?

Faktoring për Biznese – Likuiditet i Shpejtë

AK-INVEST tashmë ofron edhe shërbimin e faktoringut për t’i ndihmuar bizneset të përmirësojnë qarkullimin e parasë dhe likuiditetet ditore.

Kontakt

+355 69 208 8200

Kërko informacion

Çfarë është Faktoringu?

Faktoringu është blerja dhe financimi i llogarive të arkëtueshme me qëllim krijimin e likuiditetit të shpejtë për shitësin, e shoqëruar edhe me shërbime këshilluese. Fondet e kaluara tek Furnitori nëpërmjet faktoringut mund të përdoren sipas nevojës së tij.

Financimi në Faktoring bazohet kryesisht mbi cilësinë e të arkëtueshmëve dhe jo mbi cilësinë e furnitorit dhe balancës së tij financiare. Shuma e financimit të ofruar është plotësisht e përshtatur sipas volumeve të transaksioneve të kryera me klientët/debitorët. Ju mund të financoni një faturë sa herë që keni nevojë për fonde. Faktoringu ju ndihmon për të marrë klientë të rinj dhe për të rritur biznesin tuaj.

Likuiditet i shpejtë

Financoni faturat kur keni nevojë për fonde.

Rritje e biznesit

Ndihmon për të marrë klientë të rinj dhe për të rritur volumin.

Kualifikim i lehtë

Mund të bëhet shpejt – ideal për kompani të reja dhe në rritje.

Tarifat & Elementët e Çmimit

Komisioni i Faktoringut
Komisioni i faktoringut aplikohet në përqindje mbi vlerën e faturës.
Komisioni Administrativ
Komisioni administrativ aplikohet mbi vlerën e financimit.
Norma e Interesit
Normë interesi për çdo shumë të faturave, e cila llogaritet mbi balancën debitore.
Kualifikimi & Analiza e Riskut
Për t’u kualifikuar për një transaksion faktoringu, përfituesi (Furnitori) duhet të operojë në terma kreditimi me klientët e tij. Furnitori dhe Debitori janë subjekt i analizës së riskut nga Faktori, në mënyrë që ky i fundit të miratojë një limit faktoring.

Procesi i Faktoringut

  1. 1

    Furnitori (shitësi) lëshon faturën tatimore klientit (blerësit) për produkte/shërbime (fatura pranohet nga klienti pa ankesa apo reklamime).

  2. 2

    Kopja origjinale e faturës tatimore i kalohet Faktorit => AK-INVEST.

  3. 3

    Faktori financon vlerën e faturës sipas përqindjes së rënë dakord (normës së skontimit), minus komisionin e faktoringut.

  4. 4

    Komisioni i faktoringut aplikohet mbi vlerën e faturës dhe norma e interesit llogaritet mbi balancën debitore.

Tipet e Faktoringut

Faktoring Vendas

Përdoret në marrëdhëniet mes palëve brenda territorit të vendit (shitësi dhe blerësi janë në Shqipëri).

Faktoring Import/Eksport

Përdoret në marrëdhëniet mes palëve jashtë territorit, pra kur njëra nga palët (shitësi ose blerësi) është jashtë vendit.

Gati të financoni faturat tuaja?

Na kontaktoni për informacion, limit dhe ofertë të personalizuar për biznesin tuaj.

Kredi faktoring

Kredi faktoring AK invest