Instrument kreditimi jo-cash për siguri në pagesë / përmbushje kontrate
Letër Garancia është instrument kreditimi jo cash i cili siguron për pagesën në kohë të mallrave/shërbimeve ose për përmbushjen e kushteve të tjera të kontratës.
Ky instrument mbron interesat e urdhëruesit (blerësit/aplikantit) dhe të përfituesit (shitësit/porositësit), duke ulur shpenzime të papritura dhe vonesa.
Përfituesi i garancisë (shitësi) është i mbrojtur nga mospërmbushja e kushteve (pagesa, dorëzimi i shërbimit, sigurim oferte/kontrate/tenderi, etj). Nëse blerësi nuk i përmbush kushtet, AK-INVEST kryen pagesën në kërkesën e parë të përfituesit, pas prezantimit të dokumenteve të përcaktuara në garanci.
Garancitë kryesore të ofruara nga AK-Invest.
| Lloji | Qëllimi |
|---|---|
| Garanci tenderi (Bid Bond) | Mundëson pjesëmarrje në tendera publik/privat duke siguruar ofertën ekonomike ose kontratën e bashkëpunimit. |
| Garanci pagese (Payment Guarantee) | Garantim i ekzekutimit të pagesës në favor të shitësit në rast moszbatimi të kushteve nga blerësi. |
| Garanci pagese në avancë (Advance Payment Guarantee) | Siguron kthimin e avansit nëse urdhëruesi nuk përmbush kushtet e kontratës. |
| Garanci performance (Performance Guarantee) | Siguron përmbushjen e marrëveshjes në kohë dhe me cilësi sipas termave të kontratës. |
Garanci