Behu Agjent

Qeverisja

Praktikat e Qeverisjes se AK-Invest

Praktikat e Qeverisjes

Organizimi dhe Drejtimi i Institucionit Financiar AK-Invest sh.a rregullohet sipas legjislacionit vendas, praktikave më të mira Ndërkombëtare, Ligjit te Shoqerive Tregtare dhe parimet e Qeveresjes se Mire te hartuara nga OECD. Shoqeria operon me modelin unitar te qeverisjes me nje nivel drejtimi, ku sistemi i qeverisjes strukturohet ne dy organe: Asambleja e Pergjithshme me dy aksioneve dhe Keshilli i Administrimit, me 5 anetare, ne perberjen e te cilit ka administratorin dhe anetaret e pavarur.

Komitetet Drejtuese

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm

Kontrolli dhe vlerësimi i proceseve operative.

Komiteti i Përputhshmërisë

Respektimi i kërkesave ligjore dhe rregullative.

Komiteti i Kreditit

Vendimmarrja mbi kredidhëniet.

Komiteti i IT

Komiteti i IT ka rol strategjik dhe mbikëqyrës duke siguruar që teknologjia të mbështesë objektivat e biznesit dhe të jetë në përputhje me rregulloret.

Auditimi i Brendshëm

AK-Invest ka të ngritur funksionin e Auditimit të Brendshëm si një mekanizëm të pavarur dhe objektiv, i cili vlerëson efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, menaxhimit të rrezikut dhe proceset e qeverisjes. Auditimi i Brendshëm kontribuon në rritjen e transparencës, forcimin e disiplinës operacionale dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve.

Përmes një plani vjetor të bazuar në rrezik (risk-based), auditimi kryen ekzaminime dhe verifikime të rregullta mbi proceset kryesore të institucionit, duke përfshirë proceset operative, financiare, përputhshmërinë, sigurinë e informacionit dhe funksionimin e kontrolleve të rëndësishme. Gjetjet dhe rekomandimet raportohen tek organet drejtuese për të siguruar zbatimin e masave korrigjuese dhe parandalimin e përsëritjes së problematikave.

Qëllimi

Forcimi i kontrolleve & ulja e rrezikut

Qasja

Plan auditimi i bazuar në rrezik

Raportimi

Rekomandime & ndjekje e masave

Fokuset kryesore të Auditimit të Brendshëm

  • Vlerësimi i kontrolleve të brendshme dhe proceseve operative
  • Auditimi i përputhshmërisë me politikat, procedurat dhe kërkesat rregullatore
  • Verifikimi i menaxhimit të rrezikut dhe masave korrigjuese
  • Kontrolli i sigurisë së informacionit dhe rrezikut operacional/IT

Shiko Strukturen

Njihuni me Keshillin Drejtues dhe Bordin Drejtues

Struktura Organizative