USD     Blihet: 94.51 | Shitet: 95.40
EUR     Blihet: 100.85 | Shitet: 101.70
CHF     Blihet: 103.16 | Shitet: 105.69
GBP     Blihet: 117.12 | Shitet: 119.57
AUD     Blihet: 58.73 | Shitet: 62.52
CAD     Blihet: 66.57 | Shitet: 72.09
USD     Blihet: 94.51 | Shitet: 95.40
EUR     Blihet: 100.85 | Shitet: 101.70
CHF     Blihet: 103.16 | Shitet: 105.69
GBP     Blihet: 117.12 | Shitet: 119.57
AUD     Blihet: 58.73 | Shitet: 62.52
CAD     Blihet: 66.57 | Shitet: 72.09

LETËR GARANCIA

Letër Garancia është instrument kreditimi jo cash i cili siguron për pagesën në kohë të mallrave/shërbimeve ose për përmbushjen e kushteve të tjera të kontratës.

Letër Garancia siguron:


  • Marrjen përsipër të detyrimit të një borxhi në rast pamundësie pagese të klientëve

  • Një kontratë në bazë të së cilës paguhet detyrimi i një pale tjetër në rast pamundësie pagese nga kjo e fundit

  • Një premtim nga njëra palë për të përmbushur detyrimet kontraktuale të një pale tjetër që është aplikanti i garancisë

Ky instrument siguron përmbushjen e marrëveshjes,duke mbrojtur interesat e urdhëruesit(blerësit/aplikantit) dhe të përfituesit(shitësit/porositësit). Në këtë mënyrë biznesi juaj është i mbrojtur nga shpenzime të pa parashikuara dhe vonesa të ndryshme.

Cfarë do të thotë të egzekutohet një garanci?

Përfituesi i garancise (Shitësi) është i mbrojtur nga mospërmbushja e kushteve të caktuara në garanci (si pagesa,dorëzimi i shërbmit,sigurim oferte,kontrate,tenderi etj) pasi në rast se blerësi nuk përmbush kushtet e rëna dakord,AK-INVEST kryen pagesën në kërkesën e parë te përfituesit për pagesë,pas prezantimit të dokumenteve të cilësuara në garanci.

Llojet e Garancive të ofruara nga AK-INVEST

Lloji Qëllimi
Garanci tenderi (Bid Bond) I krijon klientit mundësinë për pjesmarrjen në tenderat e hapur/publik apo privat ku siguron ofertën ekonomike ose kontratën e bashkëpunimit
Garanci pagese (Payment Guarantee) Garanton ekzekutimin e pagesës në favor të shitësit në rast se blerësi nuk zbaton kushtet e kontratës.
Garanci pagese në avancë(Avance Payment Guarantee) Siguron kthimin e programit nëse pala urdheruese e garancisë bankare nuk përmbush kushtet e kontratës.
Garanci përmbushje të termave të lëvrimit dhe cilësise. (Performance Guarantee) Siguron kryerjen e marrëveshjes në kohë dhe me cilësi.